Aksident në Tiranë, dy të vdekur

Ngjarja ndodhi pranë pallit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Dy drejtuesit e automjeteve janë dërguar me urgjencë në spital, por mjekët pavarësisht ndërhyrjes nuk kanë mundur t’u shpëtojnë jetën.
Dy mjetet, njëri i llojit “Opel” dhe tjetrit “Benz”, janë përplasur fort midis tyre. Forca zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të nxjerrë fillimit të lënduarit. Mësohet se njëri nga automjetet i përplasur ka kaluar në korsinë tjetër të rrugës. Sipas policisë, njëra prej viktimave është shtetasi Arben Hoxha, 48-vjeç, ndërsa i plagosuri është Reshit Sinokoli.
Shkak i aksidentit, paraprakisht mendohet të jetë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin automjetet. Policia sqaroi se mjeti tip Opel, ka dalë jashtë kontrollit të drejtuesit, çka ka shkaktuar më pas edhe aksidentin e rëndë. Një pistë tjetër është që drejtuesi i këtij automjeti mund të ketë pasur edhe një atak kardiak. Megjithatë, mjekësia ligjore pritet ta sqarojë plotësisht ngjarjen. Grupet e hetimit kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat. /Start/
2011-12-28 12:40