E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen grabitësit me armë

Operacioni “Maskat e Natës”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Eduart Myftari, 19-vjeç, Sabedin Plaku, 23-vjeç, si dhe Marjan Trendi, 19-vjeç, të tre banues në Durrës.

Ata u arrestuan në fshatin Shënavlash të Durrësit, paso më datë 25 dhjetor, kanë vjedhur rojen e një karburanti në Golem dhe më pas janë larguar.  Po në këtë natë, rreth orës 03.40’ të tre këta shtetas, nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik kanë qëlluar në ajër duke i prerë rrugën me automjet tip BMW të shtetasit Elvis Maçi, i cili ishte duke udhëtuar së bashku me familjen e tij.

Autorët e dyshuar i kanë kërkuar me forcë pasagjerëve duke i kërcuar me armë të zbresin nga automjeti dhe pasi kanë vjedhur këtë automjet janë larguar nga Kavaja për në drejtim të qytetit të Durrësit.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Marjan Trendi u gjend automjeti i vjedhur tip Benz me targa të falsifikuara të Kosovës. Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Eduart Myftari u gjend arma automatik, e cila ka shërbyer për të realizuar vjedhjen, u gjendën edhe disa kapuça maskë.

Ndërkohë, pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sabedin Plaku u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy pistoleta tip TT dhe model francez.

Aktualisht, nga strukturat e Policisë po punojnë për të dokumentuar të tjera vjedhje me armë dhe më dhunë të kryera nga ky grup në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale të Vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim, armëmbajtjes pa leje. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-28 14:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›