E Diel, 1 Nëntor 2026

65 vite burg për 5 pleqtë që shfrytëzuan të miturat

Pëllumb Mullai, babai i dy vajzave është dënuar me 15 vite burg. E po kaq vite është dënuar edhe Andrea Nameti, 69-vjeç dhe Skënder Korollari. 

Ndërsa për dy të tjerë të akuzuar si të përfshirë në ngjarje, përkatësisht  Nevruz Kollani, 82-vjeç dhe Ndoci Koçi, 86-vjeç, gjykata vendosi nga 10 vjet burg për secilin. Më 22 dhjetor, Prokuroria e Korçës dha pretencën, ku kërkoi kaq vite burg saqë edhe vendosi sot trupi gjykues.

Ngjarja

Ngjarja u zbulua nga policia më 14 prill të këtij viti, ku shtetasi Mullai, nxirrte në rrugë për të prostituuar vajzat 8 dhe 10 vjeçe. Nga operacioni i koduar “Junior”, në atë kohë u ndaluan shtetasit; Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qyteti i Korçës, babai i vajzave; Andrea Nameti, 62-vjeç, banues në fshatin Mborje-Korçë, i dënuar me parë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, Skënder Korollari, 35-vjeç banues në fshatin Mborje-Korçe dhe Nevrus Kollani.

Sipas policisë, shtetasi Pëllumb Mullai akuzohet se gjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni 2 vajzat e tij të mitura të moshës rreth 8 dhe 10 vjeç me inicialet I.P dhe M.P. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-28 15:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›