E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e emigrantit, arrestohet nipi 16-vjeçar

Policia ka arrestuar shtetasi A.Hysi, 16-vjeç, nip i viktimës, i cili ka rrëfyer para grupit të hetimit të gjithë ngjarjen, duke pranuar edhe vrasjen.

Policia bëri me dije se është i konflikteve të vazhdueshme midis viktimës dhe vrasësit, ishte bërë një shumë prej 3 mijë eurosh që autori i kishte grabitur në shtëpi viktimës. Policia ka shpjeguar se Hysi dhe autori i vrasjes kishin lënë një takim me qëllim marrjen e parave, takim që duket se ka rezultuar një mashtrim pasi në këtë moment 16- vjeçari ka qëlluar për vdekje me thikë Fatbardh Hysin. 

34 vjeçari, banues në lagjen Nr.14 të qytetit bregdetar u gjet nga banorët e zonës, të cilët më pas njoftuan policinë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima kishte marrë plagë të rënda të shkaktuara nga një thikë dhe me mjete të forta. Dyshohet se fillimisht 34- vjeçari është rrahur nga autori  dhe më pas është goditur me levë në kokë e trup, si dhe me thikë./Start/

                                                                                             2011-12-29 08:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›