Tiranë, 4 në pranga për drogë dhe armë
Nga aksioni u arrestuan shtetasi Donaldo Reshka. 20-vjeç, Edison Berisha, 20-vjeç, si dhe Rezart Brahimllari, 19-vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin E.H, 17-vjeç. Këta shtetas u kapën mbrëmë në afërsi të rrugës “Sami Frashri“, pranë Drejtorisë së Rrugëve, nga shërbimet e Komisariatit Nr.2, me 30 gramë, bimë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, e mbushur në 7 qese farmacie. Përveç drogës, u sekuestruan edhe tre celularë dhe një mjet tip “Rover”.
Ndërkohë, nga një tjetër aksion në rrugën “Sulejman Delvina“, pranë stadiumit “Selman Stërmasi“, u arrestua Raldi Bogdani, 28-vjeç, banues në Fier. Pas kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë e markës “PIETRO BERETTA“, së bashku me 10 fishekë të cilat i mbante pa leje. /Start/
2011-12-28 15:31