E Diel, 1 Nëntor 2026

Video intime, kërcënohen Shakira e Pique

TIRANE- Shakira rrezikon të kthehet në një Kim Kardashian të re lidhur me një video kasetë ku është regjistruar duke kryer seks me të dashurin, futbollistin Gerard Pique.
Spekulimet më të reja në botën e shoubizit flasin se çifti është shënjestën e shantazhit nga një anëtar i personelit të Shakiras, i cili thotë se ka një videoxhirim me skena seksuale mes tyre.

Tabloidet thonë se shantazhuesi kërkon një shumë të madhe parash, përndryshe do ta publikojë xhirimin e një seksi oral.

Shakira dhe Pique janë lidhur disa muaj më parë, pikërisht gjatë kampionatit botëror për Kupën e Botës në futboll që u zhvillua në Afrikën e Jugut, gjatë bashkëpunimit për hitin Waka Waka”, ” (This Time for Africa.)

Për Shakiran ky nuk është kërcënimi i parë i kësaj natyre. Në kohën që nxorri në treg “She Wolf”, Shakira kishte realizuar një video seksi me ish-të dashurin Antonio de la Rúa, lidhja me të cilin zgjati plot 11 vjet.
Zhurma pati dhe për një tjetër video, atë me këngëtarin spanjoll, Alejandro Sanz, me të cilin realzoi këngën ‘La tortura’. Por, imazhet e kësaj video nuk u shfaqën kurrë dhe mbetën në kuadër të thashehemeve.

Tek VIP-at ka shpesh kërcënime të tilla. Më e njohura është videoja me seks e Kim Kardashian me ish-të dashurin Ray J, që qarkullon aktualisht online.

(d.b/Foxnews/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›