E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbja për vdekjen e të birit, 50-vjeçari tenton vetëvrasjen

BULQIZE – Pak orë pas vrasjes së djalit të tij 21-vjeçar, Xhemal Koçi nuk ka mundur të përballojë dhimbjen dhe ka tentuar të vetëflijohet.

Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, pak orë pas vrasjes së Elton Koçit, kur babai i tij i ka dalë përpara një automjeti me qëllim vetëvrasjen.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka menxhuar situatën në kohë, duke shmangur përplasjen fatale, ndërsa 50-vjeçari ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Policia konfirmoi se shkak i këtij veprimi ka qenë vrasja e të birit, ngjarje e cila ndodhi pasditen e djeshme në një lokal ku luhej bilardo.

21-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë nga 17-vjeçari Daniel Tasha, tashmë i arrestuar, ndërsa gjatë sherrit mbeti i plagosur rëndë edhe 21-vjeçari Andi Sulku.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›