Tiranë, aksidentohen 5 mjete, mes tyre dhe makina e Shpresa Beçaj
TIRANE - Katër automjete dhe një motor janë përfshirë në një aksident pranë bllokut të Shallvareve në kryeqytet.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se mes makinave të përfshira në aksident është edhe një mjet me targa zyrtare TR 0273 Z.
Ndërkohë policia bën të ditur se në aksident është përfshirë edhe një motor, ndërkohë që drejtuesi i tij ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital.
Mësohet se makina me targa zyrtare i përket institucionit të Gjykatës së Lartë, në shërbim të kryetares Shpresa Becaj, e cila nuk ndodhej në makinë në momentin e përplasjes.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se fajtor për aksidentin ka qenë drejtuesi i makinës zyrtare, i cili udhëtonte me shpejtësi të madhe në momentin e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)