Aksident në Tiranë, vdes 71- vjeçari

Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen e një 71-vjeçari ndodhi në orët e para të ditës së sotme në kryeqytet. Automjetit tip fuoristrad me targa BR 9245 A i drejtuar nga 31-vjeçari Erald Nano, përplasi 71- vjeçarin Skënder Mara, i cili po kalonte rrugën, ngjarja ndodhi në rrugën e Durrësit.
Drejtuesi i mjetit dha ndihmën e parë duke e transportuar atë drejt spitalit Ushtarak, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga përplasja.
Burime nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar drejtuesi i mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e shkakut të saj.