E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE-së, Sekui e dorëzon në Kryeministri

Ambasador i BE në Tiranë Etore Sekui ka dorëzuar raportin e Komisionit Europian në Kryeministri. Sipas informacioneve të para mësohet se ambasadori Sekui do t`i dorrëzojë në orën 17:00 kryeministrit Berisha raportin, ndërsa pritet edhe një prononcim për mediat nga kreu i qeverisë shqiptare.
Më herët në raportin për Shqipërine, komisioneri Fule ka theksuar mungesen e progresit të plotë.
“Ne identifikuam 12 prioritete duke i adresuar përpara hapjes së dialogut. Progresi është penguar nga stanjacioni politik dhe bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Së fundi kemi pasur disa sinjale pozitive, si vendosja e dialogut mes partive politike. Kjo është urgjente për të lejuar progresin”- tha Fule.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›