E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Xhaferi refuzon kthimin nw PDSH-së

Kryetari i Kuvendit të PDSH-së në Maqedoni Arbër Xhaferi ka refuzuar që të thërrasë kuvendin qendror të partisë për të vendosur për ndryshimin e liderit partiak. Lajmin e bwnw tw ditur mediat maqedonase sipas tw cilave Xhaferi u shpreh se nuk ka nevojë për kongres të jashtëzakonshëm.

E respektoj Menduh Thaçin si kryetar. Ai e udhëheq partinë ashtu siç vlerësoj se është më mirë. Nuk dua të hyjmë në kontradikta brenda partisë, theksoi Xhaferi.

Ai komentoi edhe pyetjen se a do të kthehej si lider i PDSH-së. Nuk dua të kthehem si lider i kësaj partie, pasi jam jashtë politikës, wshtw shprehur Xhaferi.

Ish-lideri i lëvizjes Realiteti akuzoi Thaçin për autokraci dhe udhëheqje kriminale, ndërsa ka insistuar për mbështetje më të gjerë për largimin e tij dhe demokratizimin e këtij subjekti politik. Tensionet brenda kësaj partie u acaruan dje me një konflikt fizik pranë degës së PDSH-së në Shkup, kur deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu u sulmua nga Valon Bela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›