E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Kosovës, Krasniqi mund të kandidoj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi në një prononcim për mediat kosovare deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që ai të kandidoj si president i vendit nëse do të kërkohet nga organet drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi u shpreh se asnjëherë në jetën e tij politike nuk u ka ikur përgjegjësive dhe se nuk ka vepruar për të marrë merita personale. Në jetën time politike nuk kam luftuar për interesa personale, por përgjegjësive nuk i jam shmangur asnjëherë, edhe kur kanë pasur shkallë të lartë të përgjegjësisë e të rrezikshmërisë. Tani të paktën shkalla e rrezikshmërisë është shumë më e vogël. Në të shumtën e rasteve kam respektuar vendimet e organeve të partisë, deklaroi Krasniqi.

Kryeparlamentari kërkoi që Kosova të mbetet republikë parlamentare, në të kundërtën, sipas tij, vendi mund të rrëshqasë drejt diktaturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›