E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate ne Keshillin Bashkiak Ps kundershton rendin e dites

Tirane 12 tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj ndash Nis me debate mbledhja e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Qe ne fillim te mbledhjes keshilltaret e majte nepermjet keshilltarit Aldrin Dalipi e kane cilesuar mbledhjen si shkelje te ligjit ndersa kane replikuar me kryetarin e Keshillit Njazi Kosovrasti lidhur me kerkesen qe socialistet bene dy muaj me pare per nje mbledhje jashte rradhe te Keshillit Bashkiak.
Keshilli ka shkelur ligjin duke mos u mbledhur prej 2 muajsh. Ne derguam nje kerkese per mbledhje jashte rradhe per nje akt te rende ndaj dy zyrtareve te tatimeve nga kreu i policise bashkiake kerkese e cila vec nje letre te thate ku permendej emri i kryetarit nuk merrte asnje pergjigje per shqetesimin deklaroi Dalipi.
Ne reagimin e tij kryekeshilltari Kosovrasti tha se administrata iu pergjigj sic duhej letres se te majteve.
Kreu i keshilltareve te djathte ne Keshillin Bashkiak Ferdinand Poni akuzoi keshilltaret e majte se kerkojne te demtojne mbledhjen dhe rendin e saj te dites.
Socialistet e kane praktike te tyre dhunimin e ligjit dhe te rregullave ne Bashki tha Poni.
Pas shume debatatve Kosovrasti lexoi 9 pikat e rendit te dites ku perfshihen edhe 5 projektvendimet e prezantuara dje nga kryebashkiaku Basha qe kerkojne voten e keshilltareve. Debatet vijojne edhe ne keto momente.vijon
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›