E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, ja 3011 përfituesit e rinj

TIRANË- Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale ka përfunduar procesin e legalizimit të 3011 ndërtimeve pa leje dhe shtesave pothuajse në të gjithë Shqipërinë.


Lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga procesi i legalizimit i është dorëzuar Këshillit të Ministrave dhe është miratuar prej tij në mbledhjen e djeshme. Banesat që janë legalizuar dje i përkasin 3800 familjeve në 11 qarqe të Shqipërisë.


"Shekulli" nis publikimin e listës së plotë të të gjithë personave që përfitojnë nga procesi i legalizimeve në 11 qarqe të vendit. Lista përfshin emrat e fituesve në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë etj.


Në lista ndodhen të dhënat personale të të gjithë përfituesve nga procesi si dhe sipërfaqja që do u legalizohet, numri i kateve dhe të dhënat e tjera për secilën pronë. Sipërfaqja totale e të gjitha objekteve që kanë kaluar procesin e Agjencsë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale është 944,996.68 metra katrorë.


Personat që gjejnë emrin e tyre në listat e publikuara nga "Shekulli" duhet të kryejnë pagesën e faturës së vendosur nga ALUIZNI dhe më pas do të bëhen pronarë realë të banesës së tyre.


Shikoni dokumentin ne pdf  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›