“Mbrojtës kryekëput të interesave të mafies”
22/07/2009 Kreu i qeverisë akuzon disa socialistë për oponencë në varësi të interesave mafioze
Për Berishën kryesocialisti Edi Rama në vetvete është një armik i mjedisit
Kryeministri Sali Berisha është treguar tepër i ashpër ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, duke e vlerësuare atë si një antiglobalist dhe mbrojtës të interesave të grupeve të caktuara dhe jo ato kombëtare. Në mbledhjen e Këshillit të Rregullim të Territorit të Republikës së Shqipërisë kreu i qeverisë deklaroi se kriteret e mbrojtjes së mjedisit dhe jo ato antiglobaliste do të jenë prioritare për qeverinë. Ai akuzoi se eksponentë të së majtës shqiptare janë shndërruar në mbrojtës së interesave mafioze. “Kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo antiglobalizmi do të jenë përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme. Edhe një herë dua të denoncoj me forcën më të madhe antiglobalizmin si një transfigurim të doktrinës së vjetër marksiste-leniniste, e cila, fatkeqësisht, në Shqipëri është ngulitur dhe mishëruar në një grup të vogël eksponentësh të së majtës shqiptare, të cilët nuk mbrojnë aspak interesa të majta, por mbrojnë kryekëput interesa të mafies”, - tha Berisha. Në këtë mënyrë, ai iu kundërvu pretendimeve dhe deklaratave të fundit të kreut të PS-së Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të kësaj force politike, të cilët u rreshtuan kundër disa projekteve të miratuara në mbledhjen e një jave më parë në KRRTRSH. Për shefin e ekzekutivit ky është realiteti dhe e vërteta dhe për pasojë nuk do të ndalet për asnjë çast të përfillë e të dëgjojë tezat e tyre antiglobaliste. “Ai (Edi Rama) në vetvete është një armik i mjedisit. Ju e keni të qartë se për kë është fjala. Të nesërmen e mbledhjes së javës së kaluar të KRRTRSH-së zotëria doli dhe në mënyrën më të papërgjegjshme u deklaroi shqiptarëve se TEC-e me qymyr nuk ndërtohen më kurrkund në Evropë, ndonëse ato janë në rikthim të fuqishëm”, - theksoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, termocentrale të tilla po ndërtohet në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Berisha tha se tri TEC-e të tilla po ndërtohen në Itali dhe po tre në Gjermani. Ai shtoi se për ironi të fatit ditën që kryesocialisti Rama deklaronte se këto TEC-e nuk ndërtohen më askund në Evropë, nga Banka Botërore u vendos të ndërtohet një nga TEC-et më të mëdha në rajonin e Kosovës, vendim i cili duhet përshëndetur. “TEC-e të tillë po ndërtohen në Çeki dhe në Holandë, në vendet ku kryefjala e të gjitha politikave është mbrojtja e mjedisit. Kjo është dhe arsyeja pse unë nuk dëgjoj zërin e antiglobalistëve, sepse e bazojnë tërësisht në mashtrim. Sa serioze është t’u dalësh dhe t’u deklarosh qytetarëve të tu se në Evropë nuk ndërtohen më TEC-e me qymyr, kur janë në ndërtim e sipër me dhjetëra të tillë? Cila është përgjegjësia ndaj zhvillimit të vendit? Ky është vetëm antiglobalizëm”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Ai deklaroi se u detyrua të bënte këtë ekspoze, sepse është i bindur se pas vendimeve të miratuara nga KRRTRSH-ja për ndërtimin e fabrikave të çimentos kreu i PS-së do t’i lidhë ato me njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve. “Kështu e bëri edhe në mbledhjen e mëparshme, ku doli dhe tha se me këto termocentrale nuk i njoh zgjedhjet”, - deklaroi kryeministri Berisha.
Miratohet ndërtimi i fabrikave të çimentos
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë u miratuan disa studime urbanistike për katër sheshe ndërtimi për fabrika çimentoje. Kryeministri Berisha i ka vlerësuar shumë të rëndësishme këto investime, të cilat kapin shumën prej 1 miliard euro. Ai pohoi se Shqipëria është një vend me nevoja në rritje shumë të shpejtë për çimento dhe materiale ndërtimi, pasi ka një infrastrukturë të tërë që është për t’u ndërtuar, janë për t’u ndërtuar edhe qindra hidrocentrale, vepra të shumta vaditjeje, mijëra kilometra rrugë dhe vepra arti në çdo kilometër. Por ai theksoi se një kriter themelor për këto investime është mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit. Ai theksoi se duhen kryer studime të hollësishme mbi këto kritire. Ai mori si shembull rastin e TEC-it në Vlorë. “Ky TEC prodhon ndotje sa 500 vetura “Mercedez-Benz”. Pra, ndotja e tij është dy herë më e ulët sesa ajo që parashikohet në standardet europiane”, - tha Berisha.
Zhvillimi i turizmit me studime të integruara
Zhvillimi i turizmit në vendin tonë duhet të vijojë në bazë të studimeve të sakta. Shefi i ekzekutivit në mbledhjen e KRRTRSH-së tha se kriter bazë për zhvillimin e zonave turistike do të jetë zhvillimi i integruar i tyre. Ai u shpreh se në mbledhjen e një jave më parë Këshilli miratoi rreth katër zona në Gjirin e Lalzit për zhvillim turistik. Por sipas tij duhet të jetë kusht themelor që ato të zhvillohen në lartësinë dhe mënyrën e shfrytëzimit të përcaktuar për atë zonë, që është jo më e lartë se 3 kate dhe në përqindjen e përcaktuar. Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh se tepër i rëndësishëm është edhe zhvillimi i integruar i tyre, edhe sikur të jetë tërësisht pronë e një individi. “Çdo gjë që vjen këtu dhe që miratohet nga Sekretaria Teknike dhe KRRTRSH-ja mund të zhvillohet më tej veçse si një investim dhe një zhvillim i integruar. Do të ishte e pafalshme të ripërsëritnim Durrësin, që ka qenë një ndër plazhet më të bukura të Evropës dhe tani është katandisur në një situatë shumë të rëndë nga ana urbanistike”, - tha ai.
Mjedisi - prioriteti i qeverisë
Në mbledhjen e KRRTRSH-së Kryeministri Berisha kërkoi të bëhen studime të mirëfillta për zhvillimin e integruar ekonomiko-industrial të zonave të ndryshme të vendit ku do të investohet. Duke i cilësuar këto studime tepër të rëndësishme, Berisha theksoi se janë të mirëpritura investimet në industrinë e çimentos dhe materialeve të ndërtimit në tërësi, por duhet të përcaktohen qartë në studim efektet e tyre në mjedis, pasi një nga kriteret themelore të qeverisë është mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit dhe zhvillimi i integruar i zonave ku do të ndërmerren këto investime. “Individë apo grupe të caktuara kanë shprehur shqetësim për ndërtimin e tyre dhe përgjigjja më e mirë është studimi i efektit kumulativ të mjedisit të këtyre çimenterive”, - deklaroi ai. Sipas kreut të qeverisë, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij janë përparësi absolute për qeverinë, prandaj duhen adaptuar teknologji moderne.
Vendimet e miratuara nga KRRTRSH-ja
1. Shesh dhe leje ndërtimi për fabrikë çimento, me investitor “General Cement Albania” (GCA) në Qarkun e Lezhës.
2. Studim urbanistik dhe shesh i ndërtimit të objektit “Hidrocentral Rrapun 1” dhe “Rrapun 2”, komuna Librazhd-Qendër, Qarku i Elbasanit.
3. Stadium urbanistik dhe shesh ndërtimi për objektin “Fabrika e Çimentos - Drojë”, Mamurras.
4. Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për fabrikë çimentoje në komunën Bushat, Qarku Shkodër.
5. Studim urbanistik dhe shesh ndërtimi për objektin “Kompleks industrial për prodhimin e çimentos dhe tullave të lehtësuara në Fushë-Krujë dhe Nikël”, me investitor “GENER 2”.
6. Studim urbanistik pjesor dhe sheshi i ndërtimit të objektit “Kompleks sportiv” në Budëll, Bubq, në Qarkun e Durrësit.
7. Plani i përgjithshëm rregullues Voskopojë.
8. Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Cërrikut.
9. Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Përrenjasit.
10. Detyra e projektimit për studimin urbanistik pjesor të kodrës “Krasta e Madhe”, Elbasan.
11. Detyra e projektimit për hartimin e planit të përgjithshëm rregullues të bashkisë së Gramshit.
12. Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Librazhdit.
13. Detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Belshit.
14. Detyra e projektimit për studimin urbanistik të komunës së Bushatit në Qarkun e Shkodrës. Studimi urbanistik i qendrës së komunës së Bushatit, zonës industriale gjatë autostradës Tiranë–Shkodër dhe rrugës kryqëzimi Vau i Dejës–Mjedë, si dhe vijat kufizuese të 14 fshatrave të kësaj komune.
15. Detyra e projektimit për hartimin e studimit rajonal dhe mjedisor të rajonit që përfshin bashkinë e Vorës, komunën e Prezës dhe komunën e Bërxullës.
16. Masterplani i bashkisë së Vorës, detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të bashkisë së Vorës, plani rregullues i bashkisë së Vorës.
17. Studimi urbanistik përgjatë rrugës së Rinasit, me sipërfaqe të përgjithshme 234.40 ha.
18. Studim urbanistik i zonës turistike të Gjirit të Lalzit.
19. Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 74.3 ha në jugperëndim të Liqenit të Farkës (pjesë e studimit rajonal mjedisor).
20. Leje për shesh ndërtimi për objektin “Zonë shërbimesh” (pikë karburanti, zyra, hotel, godinë polifunksionale etj.), me sipërfaqe 1.4 ha brenda studimit përgjatë rrugës së Rinasit.
21. Leje sheshi dhe leje ndërtimi për godinë 4 katëshe, në zbatim të studimit pjesor.