E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Vlorë1 i vdekur, 3 të plagosur

VLORE- Një i vdekur, një i plagosur në gjendje të rëndë për jetën e dy të tjerë të plagosur më lehtë, është bilanci i një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Çapras të rrethit të Vlorës. Automjeti me të cilin po udhëtonin 4 personat ka dalë nga rruga si shkak i shpejtësisë së madhe.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen i riu 22 vjeçar, Ervis Banaj, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë identitetit i të cilëve ende nuk është bërë i njohur, janë shoqëruar për në spitalin e qytetit të Vlorës për të marrë mjekimin e parë, ndërsa njëri prej tyre shfaqet në gjendje të rëndë për jetën.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes dhe nisjes së hetimeve të para, burime nga uniformat blu u shprehën se dyshohet që aksidenti të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte mjeti, i cili drejtohej nga viktima, 22 vjecari Ervis Banaj.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›