E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Shqetësimpër vonesat në kryerjene amnistisë fiskale

TIRANE- Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e qeverisë në kryerjen e amnistisë fiskale. Në një deklaratë për shtyp nga organizata që mbron të drejtat e biznesit, thuhet se kryerja e amnistisë fiskale bëhet e domosdoshme nisur nga zhvillimet e fundit në vendet konkurente si dhe nga kërkesa e domosdoshme e ekonomisë shqiptare për financime.
Konfidustria sjell si shembull reagimin e shpejtë të qeverisë dhe parlamentit grek për fillimin e zbatimit me shpejtësi në Greqi të amnistisë për hyrjet në sistemin bankar të depozitave nga vendet e treta.

”Eshtë krejtësisht e papranueshme, që në një hapësire kohore 20 vjeçare të ndryshimeve kaq të thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqipëria të mbetet i vetmi vend në Europë përfshi edhe vendet e BE, që nuk ka kryer asnjë amnisti fiskale të vërtetë dhe aq më shumë në kushtet kur vendet konkurrente tona si Greqia dhe Italia i kryejnë në mënyrë të vazhdueshme.”-thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.

Sipas kësaj organizate, vonesat kohore në kryerjen e amnistrisë ndikojnë drejtpërdrejt në shtimin e dukurive shqetësuese të largimit të parave shqiptare jashtë vendit, ngadalësimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetarët si depozitimin e të ardhurve të emigrantëve në bankat jashtë Shqipërisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›