Mamurras, plagoset me armë 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është plagosur në rrethana misterioze pasditen e sotme në Mamurras. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për shtetasin Asllan Nelaj 58-vjeç i cili është gjetur i plagosur në repartin e dyer aluminëve ku edhe punonte. Menjëherë i plagouri është nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë. Ndërkohë policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje thekson se i plagosuri është qëlluar nga afër dhe ka marrë dy plumba një në ballë dhe një në veshka. Ende nuk bëjnë të ditura motivet për të cilët është plagosur 58-vjeçari