E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi C, Slloveniamposht Algjerinëkryeson grupin

AFRIKË E JUGUT- Sllovenia ka arritur një fitore historike përballë Algjerisë, duke marrë edhe kryesimin e grupit C, përpara Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skuadra ballkanase mposhti 1-0 Algjerinë në Polokvane, falë golit të kapitenit Robert Koren 11 minuta para përfundimit. Edhe këtë herë ishte një portier protagonist i takimit.
Numri 1 i algjerianëve Kauçi bëri të njëjtën gafë si ai i Anglisë Robert Grin, duke mos kontrolluar dot një gjuajtje pa shumë pretendime të mesfushorit slloven. Ndonëse me Zinedine Zidane në tribunë, Algjeria u pa një skuadër e lodhur në fushën e lojës, duke mos e shqetësuar shumë portierin Handanoviç. Sllovenia gjithashtu nuk është se ka treguar ndonjë nivel të lartë, por është mbrojtur mjaft mirë dhe ka qenë shumë e ekuilibruar në fushën e lojës.

 Skuadra algjeriane mbeti me 10 vetë në minutën e 73-të, kur Ghezal mori kartonin e dytë të verdhë për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë. Sllovenia gjithsesi e meritoi fitoren, e cila ishte e para për të në një Kupë Bote.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›