Afrikë e Jugutgjykatësi, në punë mefanelën e kombëtares
AFRIKE E JUGUT- Kupa e Botës duket se i ka bërë njerëzit të harrojnë gjithçka në Afrikën e Jugut. Zoti Vilem van der Merve, një profesionist i respektuar në këtë vend, ka shkuar në punë duke mbajtur veshur një fanelë të kombëtares afrikano-jugore.
Duket një gjë normale, por Van der Merve është një gjykatës në Pretoria, një vend ku zakonisht ai gjykon çështje që lidhen me vrasje, grabitje apo akte të tjera të rënda.
Dy kolegë e kanë vënë re menjëherë një gjë të tillë. “Nuk të duket se po e tepron, këtu jemi në Gjykatë dhe jo në një bar?”, i kanë thënë ata.
Përgjigja e gjykatësit ishte e prerë: “Jam krenar që vesh fanelën e kombëtares sonë edhe në një sallë gjyqi, të gjithë duhet të veprojnë si mua”. Njësoj si të thuash se ligji në Afrikën e Jugut është i barabartë për të gjithë. Futja e tij në sallë ndërkohë ishte akoma më e papritur, pasi policët apo edhe i pandehuri e kanë pritur më duartrokitje.
Madje, njeriu që po priste dënimin nga Van der Merve, ka qenë shumë i kënaqur që do të gjykohej prej tij.
(e.n/BalkanWeb)