Aksident në aksin Berat-Fier, 13-vjeçarja përplaset për vdekje nga një motor
BERAT – Një 13-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motor në aksin nacional Berat-Fier.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Drenovicë, kur 13-vjeçarja me iniciale Zh.B ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një motor.
Përplasja ka qenë fatale për 13-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)