Bregu në FB: Krenare që jemi forca politike me në krye Berishën
TIRANË- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu është e treta që reagon për sot nga PD-ja duke thyer kështu heshtjen që vinte nga kjo seli. Edhe ajo si Topalli e Imami ka zgjedhur të vërë në pah arritjet e qeverisë Berisha, por pa pranuar humbjen e zgjedhjeve.
“Ndjehem krenare për përpjekjet tona të përbashkëta, për vendosmërinë dhe fushatën e mrekullueshme që bëmë të gjithë bashkë. Ndjehem krenare që jemi forca politike që me Sali Berishën në krye, shkëputi Shqipërinë nga diktatura me zgjedhje të lira, që i dha Shqipërisë mundësinë të jetë sot antare e denjë e NATO-s dhe nesër e Bashkimit Evropian”, thotë ajo.
(m.a/BalkanWeb)