E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda përfundon këngën që do të interpretojë në SHBA

SHBA- Këngëtarja Linda Halimi është një ndër këngëtaret shqiptare e cila po kërkon famënd he suksesin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se ajo sapo e ka përfunduar këngën e saj dhe pritet që gjatë sezonit të verës Linda do të çelë disa nga koncertet e yjeve botërore.

“Kënga ime debutuese në SHBA, është e punuar nga një ekip tepër profesional, prej 7 producentëve të cilët kanë punuar këngë për Beyonce, Nicki Minaj, Lil Wayne, Usher, Christina Aguilera, Mariah Carey”, është shprehur këngëtarja.

Linda shprehet se i është përkushtuar shumë kësaj këngë në mënyrë që ajo të jetë një këngë madhështore dhe domëthenëse pasi me këtë këngë do të debutojë për herë të parë në industrinë amerikane.

“Është moment i veçantë për mua, pasi që me këtë këngë do të hap dhe koncertet e disa yjeve botërore këtë verë. Dhe për më shumë rreth bashkëpunimit dhe realizimit të këngës do të kuptoni së shpejti”. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›