E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, Gjykata vendos për herë të parë burgosjen e një deputeti

BRAZIL- Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi sot burgosjen e menjëhershme të një deputeti të dënuar në 2010 me 13 vjet burg për përvetësim.

Kjo është hera e parë që ndodh ky fenomen që prej shpalljes së Kushtetutës në vitin 1988.

"Bëhet fjalë për dënimin e parë me burgim të urdhëruar nga Gjykata e Lartë", u shpreh një zëdhënës i institucionit. Ky vendim u mor në një kohë kur zhvillohen protesta kundër shërbimeve publike dhe korrupsionit të elitës politike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›