E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Maqedoni nënshkruhen marrëveshje ekonomike

SHKUP- Kosova dhe Maqedonia nënshkruan sot marrëveshjen e parë në fushën e ekonomisë, e cila mundëson bashkëpunim në disa sfera dhe e cila pritet të sjell një zhvillim më të madh të të dyja vendeve.

Ministri i Ekonomisë i Kosovës, Ahmet Shala, dhe homologu i tij i Maqedonisë, Fatmir Besimi, thanë se dy vendet e kanë prioritet perspektivën evropiane, duke theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë është një nga vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian.

Ministri Shala tha se politika fiskale që ndjek Qeveria në Prishtinë, e bën Kosovën joshëse për bizneset dhe investitorët e huaj.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›