E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, 2 të vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e një personi tjetër ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Makina me të cilën udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë. Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Roland Danga 35 vjeç dhe Agim Pali 40 vjeç ndërsa i plagosur ka mbetur Armnad Danga 18 vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Mësohet se tre personat udhëtonin me një automjet me targa italiane udhëtonin nga Mamurrasi drejt qytetit të Laçit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›