E Diel, 1 Nëntor 2026

Divjakë, digjet banesa, nuk ka të lënduar

Një fabrike birre është vënë në rrezik serioz nga një zjarr i rënë në një banesë shumë pranë saj. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, ku një shkëndije elektrike është bërë shkak për përfshirjen e një banese nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy zjarrëfikëse, të cilat falë ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur të lokalizojnë zjarrin dhe ta shuajnë atë, duke parandaluar kështu edhe përhapjen e tij në drejtim të fabrikës së birrës. Ndërkaq konfirmohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›