E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Bulevardi qendror bllokohet për disa orë

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, njofton se,  në orët në vazhdim do të ketë disa bllokime të pjesshme dhe totale të qarkullimit rrugor përgjatë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Kjo bëhet për shkak të një aktiviteti, që policia nuk e bën të ditur.

“Duke filluar nga 11.00’ e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në  Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”  ndërkohë që duke filluar nga ora 17.00 deri më 21.00’, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, deri në kryqëzimin e Urës së pranë Hotel Dajtit”, bëhet me dije.

Po ashtu, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit rrugor dhe në segmentin rrugor të rrugës ”Myslym Shyri” nga Gjykata e Lartë  në kryqëzimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme ku  nga ora 17.00 deri më 21.00’, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve. /Start/

                                                                                             2012-06-29 10:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›