Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, vdes 25-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Tepelenës ku makina me targa TR 582 U me të cilin udhëtonte një 25-vjeçar është përplasur me bordurat metalike të autostradës.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme 25-vjeçari Gjergji Shehu. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.