E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu vlereson kontributin e Shqiperise ne misionet paqeruajtese

Shefi I Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RSH-së, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi priti në një takim kortezie Ambasadorin e SHBA-ve, Z. Alexandër Arvizu.

Ambasadori amerikan Arvizu Shoqërohej dhe nga atasheu amerikan I akredituar në vendin tonë CDR Glen Brën.
Ky takim u zhvillua me rastin e marrjes së detyrës së re të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, të emëruar vetëm pak javë më parë në këtë post.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, pasi i ka uruar mirëseardhjen Ambasadorit amerikan Z. Arvizu, u shpreh se :”
“Është kënaqësi për mua që tju kemi pranë nesh dhe të bashkëpunojmë me ju.
Sapo mora detyrën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, rruga e parë që kisha jashtë Shqipërie ishte Konferenca Bienale e Partneritetit me Gardat Kombëtare të SHBA-së, e organizuar nga Komanda Amerikane në Evropë.e zhvilluar në Garmish, Gjermani, për të cilën falenderoj në mënyrë të vecantë zyrën e ODISI-së.
Ndërkohë nga ana e tij, Ambaradori Amerikan Z. Arvizu, u shpreh se:” Ju uroj përzemërsisht gjeneral Gjunkshi për detyrën e re, për sfidat që na presin përpara për të dy vendet tona si partnere të Aleancës së Atlantikut për të siguruar paqen dhe stabilitetin në botë”.
Më tej gjatë fjalës së tij Ambasadori Amerikan vuri theksin në detyrat sakrificat dhe përgjegjësitë e ushtarakëve, sakrificat e familjeve ushtarake për të lehtësuar detyrat e tyre dhe të bashkëshortëve të tyre.

Ambasadori vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e demontimit, bashkëpunim ky që do ti shërbejë në të ardhmen sigurisë dhe stabilitetit në botë.
Gjthashtu Ambasadori Arvizu gjatë këtij takimi vlerësoi maksimalisht kuntributin e trupave tona në misionet e paqes, duke cituar: ” Sic e dimë të gjithë paqja e ka një cmim”.

Nga ana e tij Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi e siguroi Z. Ambasador të SHBA-ve, Z. Arvizu se do të ketë të gjithë mbështetijen e Tij për një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat ushtarake me SHBA-në.
Gjeneral Gjunkshi nënvizoi se prioritet momentalisht janë strukturat e Forcave Speciale, të cilat kanë shërbyer në misione luftarake jashtë vendit, Kontigjenti i OMLT-së, i cili vazhdon aktualisht detyrën në mision në Afganistan dhe përgatitja e kontigjentit të dytë që do të zëvëndësojë atë, duke cilësuar se e gjithë kjo është arritur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në.
Gjithashtu Gjeneral Gjunkshi duke vlerësuar ndihmën dhe bashkëpunimin që kanë dhënë në procesin e demontimit zyra e ODS, zyra e atasheut ushtarak amerikan dhe NAMSA, u shpreh se ky proces do të vazhdojë si më parë si në rrugë industriale ashtu dhe në rrugën e asgjësimit në poligonet e Forcave të Armatosura.
Nga ana e tij Ambasadori amerikan duke e cilësuar procesin e demontimit si një punë mjaft të rrezikshme dhe të vështirë, premtoi kontakt të vazhdueshëm për të gjitha aktivitetet e përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë.
Gjeneral Gjunkshi e siguroi Ambasadorin Amerikan për rritjet e masave të sigurisë në procesin e demontimit duke zbatimin e masave të sigurisë, për të shmangur premisat për ngjarje të jashtëzakonshme.
Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje, Gjeneral Gjunkshi i dhuroi Ambasadorit Amerikan “Emblemën e Shtabit të Përgjithshëm” të dedikuar me emrin e Tij.
Më pas Ambasadori Amerikan la përshtypjet e tij në “Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm”, ku Gjeneral Gjunkshi theksoi se: “ Për mua është një privilegj që në “Libri e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm, i pari që lë përshtypjet e tij jeni Ju Z. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›