Operacioni Braka sekuestrohen 1.2 kg heroine
Policia e Tiranes sekuestroi sot një sasi prej 1 kg e 200 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, ndërsa arrestoi dy shtetas si posedues të saj.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut bënë të ditur sot se forcat e policisë së kryeqytetit, në kuadër të operacionit të koduar “Braka”, bënë të mundur sekuestrimin e sasise prej 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasve Besnik Mitrovica, 27 vjeç dhe Lorenc Taranai, 32 vjeç, banues në Tiranë, si posedues dhe shpërndarës së saj.
Sipas policise, këto shtetas u kapën sot në mesditë në rrugën dytësore të hyrjes së Autostradës, me lëndën narkotike në makinën e tyre.
Nga grupi hetimor u konkludua se lënda narkotike vinte në Tiranë me synim shpërndarjen e saj në zona të ndryshme dhe kryesisht në zonën e fushës së Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakës, Kamzës si dhe zonën e Bllokut në Tiranë.
Dy të arrestuarve iu sekuestrua me cilësine e proves materiale, lenda narkotike, nje automjet tip “Golf ”, me targa të huaja si dhe shuma prej 19 mijë euro, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme e shitjes se narkotikeve.
Çështja ndaj tyre i kaloi per hetime te metejshme prokurorise se rrethit për veprën penale “prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët mesohet se janë shpallur në kërkim.