Aksidenti në Përmet, 1 i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin Çashovë-Biovizhdë në Përmet.
Një kamion me të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 35 vjeçari Gentian Hyseni ndërsa mbeti i plagosur edhe Altin Hasani i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin me targa PR 07 10 B.
Ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Përmetit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të mjetit.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit