E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Marketa Fialkova nje personalitet ne levizjen antikomuniste te viteve90

Kryetarja e Kuvendit shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ambasadores së Republikës Çeke në Shqipëri, znj. Marketa Fialkova.

“Marketa Fialkova ishte një personalitet që u shqua për aktivitetin e saj politik në lëvizjen antikomuniste të viteve ’90 në vendin e saj, një luftëtare e të drejtave të njeriut dhe një mbështetëse e vendosur për zbardhjen e padrejtësive ndaj të persekutuarve nga regjimi komunist, një diplomate e spikatur, një besimtare e Bashkimit Europian”, shprehet kryetarja e kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit vlerëson shumë kontributin e çmuar të Ambasadores Fialkova në intensifikimin dhe konsolidimin e metejshëm të marrëdhënieve te shkëlqyera mes dy vendeve dhe në mbështetjen e palëkundur, si një përfaqësuese e një vendi të Bashkimit Europian, në proceset integruese të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›