Aksident në aksin Korçë-Bilisht, vdes 42-vjeçarja

42-vjeçarja, Edlira Mecolli ka gjetur vdekjen ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur fshati Belorta-Korçë, ku mjeti me targa KO 4636 B, me drejtues shtetasin Jurgen Qari, 29 vjeç ka aksidentuar rëndë shtetasen Edlira Mecolli.
42-vjeçarja, banuese në fshatin Belorta, ishte duke kaluar në rrugë në momentin që i riu e ka përplasur me makinë. Ajo ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës. Ndërsa autori i aksidentit, Jurgen Qari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ndaj të cilit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore proceduriale.