Vlorë, tre të plagosur në një aksident rrugor

Policia lokale bëri të ditur se një automjet tip Benz me targa të Vlorës ka humbur kontrollit duke goditur një motor, ku ndodheshin dy persona.
Për pasojë, janë plagosur shtetasi A., vjeç 30, banues në lagjen “24 Maj” Vlorë, i cili është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Gjithashtu është dëmtuar lehtë edhe shtetasja Zh. P., si dhe një kalimtar i rastit shtetasiL. H., 24 vjeç, banues në lagjen, “28 Nëntori” Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlore, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës ka shoqëruar në polici shtetasin Çuman Pashaj, 56-vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, drejtues i automjetit që shkaktoi aksidentin. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /S.Ll/Start/
2011-09-15 10:40