Ballsh, i sëmuri mendor, plagosë 19-vjeçarin

19-vjeçari Dritan Basha është plagosur me thikë nga një person i sëmurë me të meta mendore. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Ballsh të rrethit të Fierit, ku 19-vjeçari është goditur 3 herë me thikë nga një 30-vjeçar, i cili sipas policisë është me probleme mendore.
I riu ka marrë plagë të rënda nga plagosja me thikë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Fierit. Pas një ndërhyrje kirurgjikale, mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e motivit, që 30 vjeçari ka plagosur me thikë 19-vjeçarin Bashën.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur pak kohë më parë kur një i ri është vrarë nga një person me të meta mendore, që e ka qëlluar dhe e ka rrahuar më pas për vdekje.