E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna për dosjen e Eposit të Kreshnikëve drejtuar UNECSO-s

TIRANË- Grupi i punës që po përgatit dosjen e “Eposit të Kreshnikëve”, e cila do t’i drejtohet për mbrojtje UNESCO-s, ka miratuar planin e aktiviteteve për të mbajtur gjallë traditën e Eposit.

Sipas kryetarit të grupit të punës për dosjen Vaso Tole, tashmë janë përcaktuar afatet për institucionet që do të merren me plotësimin e dosjes dhe brënda muajit nëntor do të përfundojnë realizimet e para.

Tole, në një prononcim për mediat bën me dije se institucionet përgjegjësie do të jenë: Qëndra e Studimeve Albanalogjike e cila do të merret për plotësimin e drafti, hedhjen e informacionit të kërkuar, Arkivi i Filmit që do të jetë përgjegjës për realizimin e një dokumentari prej 10 minutash. "Kjo është pjesë shumë e rëndësishme e dosjes ku përmes gjuhës filmike do të shpjegohet rëndësia e kësaj dukurie, por edhe shkaqet pse është e rrezikur",- tha Tole.

Gjithashtu Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike do të merret me gjithë materialin tjetër audio dhe fotografik. "Dosja mund të quhet multimediale, ku kombinohet shkenca mbi dukurinë, materiale audio dhe video",-tha Vaso Tole.

Eposi i Kreshnikëve synohet të regjistrohet në një listë të UNECSO-s që quhet listë e trashëgimisë kulturore shpirtërore që ka nevojë për mbrojtje urgjente. Dosja që do të përmbajë shumë komponentë, do të ketë disa seksione njëra prej te cilave do të jetë pjesa e muzikë, një pjesë do të jetë teksti, por edhe pjesa e popullarizimit të dukurisë.

Sipas Toles, shqetësimi në lidhje me Eposin, vjen pas rrallimit të këndimit me lahutë, haresës së vargjeve, si dhe rrudhjet së mjeshtërisë së prodhimit të lahutave.

Kalendarin e aktivite popullarizuese për Eposin e Kreshnikëve është një kusht i domosdoshëm për plotësimin e dosjes si: minifestivale, ëorkshope, intervista, etj. Komitetit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore vendosi për t’i propozuar UNESCO-së të marë në mbrojtje “Eposin e Kreshnikëve”, në mars të këtij viti, ndërkohë që dosja duhet të plotësohet brënda afatit të shkurtit 2012-të.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›