E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, 1 i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë një aksindeti të rëndë automobilistik të ndodhur në aksin Korçë-Qafë Plloçë pasditen e sotme. Viktima është 39 vjeçari Arjan Shupe, i cili humbi jetën në spital dhe i plagosuri nipi i tij 20 vjeçar. 

KORÇE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të pasdites së sotme në aksin rrugorë Korçë-Qafë Plloçë, në afërsi të Maliqit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.
Shkak i këtij aksidenti ka qenë përplasja e një kamionçine me targë TR 55 68 P me një motoçikletë ku dhe udhëtonin dy të aksidentuarit.
Mësohet se viktima është 39 vjeçari Arjan Shupe, banor i fshatit Vashtmi, ndërsa personi i plagosur është nipi i tij 20 vjeç, Ledion Shupe. Djali 20 vjeçar ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën, pasi në momentin e aksidentit kishte kaskën mbrojtëse. Policia po punon për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti automobilistik. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›