E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Bushati: Qeveria ka dështuar me politikat e punësimit

PS ka deklaruar sot se shifrat e papunësisë në vend janë shumë më të larta nga ato cka deklaron qeveria. Bushati tha se mazhoranca ka dështuar në politikat e punësimit. Ai theksoi se papunësia është shkaku kryesor i emigracionit masiv. 

TIRANE- Partia Socialiste ka deklaruar sot se shifrat e papunësisë në vend janë shumë më të larta nga ato cka deklaron qeveria. Përmes një deklarate për mediat, Ervin Bushati tha se mazhoranca e sotme në pushtet ka dështuar në politikat e punësimit.

“PD premtoi punësim të plotë në programin e saj qeverisës të vitit 2005. Asnjë nismë nga qeveria për të zbatuar programin e saj në 4 vjet nuk është ndërmarrë. Shifrat e papunësisë vazhdojnë të jenë më keq se 4 vjet më parë, asgjë nuk është bërë për realizimin e programit të premtimeve në sirtar” theksoi Bushati.

Ndërkaq, PS e ka konsideruar papunësinë në vend si shkakun kryesor të emigracionit masiv duke deklaruar se sot në Shqipëri mungon shansi i një punësimi dinjitoz si për të diplomuarit ashtu dhe për të rinjtë në zonat rurale. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›