Gjirokastër, kapet 10 kg drogë, në pranga 50-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 10 kg lëndë narkotike si arrestimin e një personi. Burime nga policia bëjnë me dije se droga është arrestuar në autobuzin me targa SR 65 73 B të linjës Sarandë-Athinë ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i autobuzit Pëllumb Danaj nga Delvina.
Sipas policisë droga është gjetur në një kuti të madhe kartoni për të cilin drejtuesi i autobuzit deklaroi fillimisht se në të ndodheshin pajisje elektrike dhe pakoja ishte porosi të cilën ia kishte dhënë një person në Sarandë dhe djali i personit në fjalë do ta priste atë në Athinë. Pas insistimit të forcave të policisë për të hapur pakon drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar me pretendimin se ajo do të dëmtohej, por që ky fakt nuk është marrë parasysh nga uniformat blu ku pas hapjes së saj ka rezultuar se në kutinë e kartonit ndodhej sasia e lëndës narkotike në formën e boçes.
Specialistët e sektorit kundër narkotikëve kanë shoqëruar autobuzin së bashku me 25 pasagjerët në drejtorinë e policisë Gjirokastër dhe pas hetimeve paraprake ka rezultuar se 50 vjeçari Pëllumb Denaj ishte pjesë këtij trafiku ndërkohë që krye në vend dhe arrestimi i tij si dhe shpallja në kërkim e personit që i ka dhënë kutinë por për arsye hetimi identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga ana e policisë.
Gjithashtu në kuader të bashkëpunimit me policinë greke po punohet edhe për kapjen e shtetasit tjetër që do të priste pakon në Athinë.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 50-vjeçarit Pëllumb Denaj i kaluan prokurorisë së krimeve të rënda në Tiranë për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.