E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, prindër të dëshpëruar nga kriza dërgojnë fëmijët në jetimore

ATHINE - Tronditëse janë historitë e shkruara në gazetën “Ethnos”, sipas të cilave prokuroria e të miturve pret cdo ditë kërkesa nga prindër, të cilët nuk janë në gjendje t’iu ofrojnë fëmijëve të tyre jetesën e nevojshme, dhe për këtë shkak kërkojnë t’i dërgojnë fëmijët në institucione bamirësie e kujdesi, derisa gjendja të rregullohet.

Familjet që jetojnë në varfëri janë rritur këtë vit. 

Prindërit të cilët gjithmonë dëshirojnë të mirën për fëmijët e tyre dhe nuk janë në gjendje t’ua ofrojnë, nuk shohin zgjidhje tjetër përveçse t’i dërgojnë ata në një jetimore, ku mund të gjejnë strehim dhe ushqim.

Nga ana e tyre, prokurorët bëjnë atë cfarë munden për të gjetur zgjidhje, që fëmijët të mos ndahen nga familjet dhe të fitojnë qoftë edhe pak kohë, në rastin kur prindërit janë në procese gjyqësore për borxhet e tyre. 

Gazeta shkruan se ka shumë histori tronditëse. 

Njëra prej tyre është rasti i një nëne 30-vjeçare, e cila me lotë në sy kërkonte të linte në jetimore dy djemtë e saj, pasi nuk mund të kujdesej për ta. Gruaja tha në prokurori se nuk kishte para për të paguar qiranë dhe për shkak të mospagesësm i kishin prerë edhe energjinë elektrike.
Prokurorët mblodhën një sasi parash me njëri-tjetrin, që gruaja të paguante qiranë dhe informuan komunën për ta ndihmuar familjen e saj në ushqim dhe vëshmbathje.

Një tjetër histori tronditëse është ajo e një çifti bashkëshortësh, të cilët kishin një biznes, që u mbyt në borxhe. Të tronditur, prindërit shkuan në zyrën e prokurorit të Athinës, duke kërkuar të cojnë në një institucion, fëmijët e tyre të mitur për më shumë kujdes.

Ka raste kur prokurorët gjejnë një zgjidhje për të mos i ndarë fëmijët nga prindërit, por ka edhe të tjera kur fëmijët të përfundojnë në jetimore, dhe shumica e rasteve janë familje emigrantësh.

Rritje të përditshme në rastet e prindërve të cilët nuk janë në gjendje për të ushqyer fëmijët e tyre. 

Gjysmën e parë të vitit 2011 fshati i fëmijëve SOS ka pritur shumë prindër që duan të lënë aty fëmijët e tyre, dhe kërkesat janë rritur me 65%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›