E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanovic: Serbët në veri do shpallin pavarësinë

PRISHTINË- Sekretari serb në Ministrinë për Kosovë Oliver Ivanovic deklaron se nuk përjashton mundësinë që serbët e veriut të Kosovës të shpallin pavarësinë e asaj pjese, nëse perëndimi do insistojë në implementimin e marrëveshjeve për vulat doganore dhe çështje të tjera, që ai i quajti “në dobi të Kosovës”.

Deklarata është bërë për ‘Radion Serbia Ndërkombëtare’, ku sipas tij kjo nuk do të ishte ide e mirë. Lidhur me paralajmërimet e serbëve te veriut se nuk do të mbështesin marrëveshjen me Prishtinën për vulat doganore, Ivanovic theksoi se cdokush ka lirinë e vet të të menduarit dhe vepruarit.

Sipas tij një transparencë më e lartë do të mund të ulë tensionet mes përfaqësuesve negociatorë të Beogradit dhe disa anëtarëve të qeverisë serbe.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›