Aksident në aksin Laç-Mamurras/ Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi, plagoset pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele (26 mars), rreth orës 5:50 në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK ka dalë nga rruga duke sjellë vdekjen e drejtuesit me iniciale A. M. si edhe plagosjen e E. D, pasagjer në makinë.
Ky i fundit ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/