E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të dehur u konfliktuan me njeri-tjetrin, pezullohen nga detyra tre policë të komisariateve 1, 2 e 3

Drejtori i Drejtorisë Tiranë, Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë pasi një ditë më parë, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, tre efektivët në gjendje të dehur janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar edhe kolegët e tyre.

Të pezulluarit janë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

– Inspektor D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, ndaj tre policëve ka nisur hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit si dhe është njoftuar dhe AMP.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›