Me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet i riu në Sarandë

Një i ri ka rënë në pranga të policisë së Sarandës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sipas njoftimit të policisë, 19-vjeçari me iniciale K.B u arrestua në aksin rrugor “Çukë-Dritas” teksa po transportonte me automjet 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/