Van Rompuy- Barroso: Pakti fiskal i BE nuk është rinegocim
BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Europian, Emanuel Barroso dhe presidenti i Këshillit Europian, Van Rompuy deklarojnë se pakti fiskal i Bashkimit Europian nuk është për rinegocim. Van Rompuy deklaroi se ndërsa për pjekjet vazhdojnë për daljen nga kriza, të gjitha vendet do të duhet të respektojnë angazhimet për buxhetet e tyre, duke hedhur kështu poshtë premtimin e presidentit të ri të Francës, Fransua Hollande, se do të kërkojë rinegocim të këtij pakti të miratuar në muajin mars.
“Duhet t’ua bëjmë të qartë të gjithëve se nuk do t’i kthehemi kësaj cështjeje. Do të duhet kohë për të tejkaluar krizën, do të duhet kohë që të rifitojmë besimin pas tronditjeve në sistemin bankar, por ne duhet t’i përbahemi angazhimeve tona për buxhet të reduktuar”,- deklaroi Van Rompui.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët nëse pakti financiar i Eurozonës duhet rinegociuar, ashtu siç ka premtuar presidenti i sapo zgjedhur i Francës, Hollande, Barroso u përgjigj shkurt jo.
(el.me/News24/BalkanWeb)