E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e palestinezit, policia shoqëron rreth 20 persona

Policia ka shoqëruar rreth 20 persona nga fshati Zallë i Fushë Krujës të cilët dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e shtetasit palestinez Anëar Fouad Rizik. Forcat RENEA në kuadër të hetimeve për vrasjen e e palestinezit kanë zhvilluar sot edhe një inspektim në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë ku viktima punonte si menaxher dhe ekonomist.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Budi” ku një granatë ka shpërthyer në shtëpinë private ku 43-vjeçari Anëar Fouad Rizik jetonte me qera.
 

Sipas policisë granata ishte vendosur në portën e jashtme, me hekur, të banesës private dy katëshe dhe në momentin kur shtetasi palestinez ka hapur portën granata ka shpërthyer duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë dërguar trupin e pajetë të 43-vjeçarit në morgun e spitalit.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›