E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Levan-Tepelene

Një person rreth të 50-ve ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Kashisht. Policia rrugore bëri të ditur se një person i seksit mashkull  ka gjetur vdekjen si pasojë e daljes nga rruga të mjetit motoçikletë që drejtonte. Burimet nga vendi i ngjarjes thane se viktima është banor i zonës por policia ende nuk ka mundur ta identifikojë trupin e pajetë. Informacionet e para të policisë së Fierit përjashtojnë mundësinë e përplasjes së motorit nga ndonjë automjet tjetër. Ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit ku humbi jetën 50 vjeçari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›