E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, vdesin dy vëllezër

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Balldren. Një automjet përplasi një motoçikletë ku udhëtonin dy vëllezër. Si pasojë gjeti vdekjen në vend drejtuesi i motoçikletës, Artan Vila, 25 vjeç. Por pak orë më vonë ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak edhe vëllai i tij, Arjan Vila.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë. Paraprakisht mendohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte një parakalim i gabuar i makinës Benz.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›