E Diel, 1 Nëntor 2026

Drama e aksidentit tragjik, nuk i japin leje për varrimin e gruas dhe djalit që nuk e pa kurrë

Violeta Metani me femijen

Vdekja e 28-vjeçares Violeta Metani dhe fëmijës së saj 4 muajsh tre ditë më parë gjatë një aksidenti në afërsi të Golemit, nuk ka qenë motiv i mjaftueshëm për prokurorinë që të lejojë bashkëshortin e saj dhe babanë e fëmijës, që të marrë pjesë në varrim.

Prokurori Dritan Nushi, raporton A1Report, nuk e ka lejuar Sulejman Metanin, që është dënuar me 3.5 vjet burg pas një sherri me të vëllanë, të marrë pjesë qoftë edhe pak minuta në ceremoninë mortore të së shoqes dhe të birit, të cilin nuk e pa kurrë, pasi ishte në burg kur ai lindi.

Drama e kësaj familje bëhet edhe më e rëndë, pasi përtej varfërisë së skajshme, tashmë tre fëmijët e tjerë të çiftit, përkatësisht 2, 3 dhe 7 vjeç, nuk kanë asnjë prind që të kujdeset për ta.

Violeta Metani u përplas nga një automjet me targa angleze, së bashku me fëmijën që e kishte në krah, teksa shkonte pikërisht për të takuar të shoqin në burg, duke humbur jetën në vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›